Limaj zhvillon takim me shtabin zgjedhor të Kryeqytetit: Qytetarët e Prishtinës më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar gjatë ditës së sotme shtabin zgjedhor të kryeqytetit.
Limaj tha se qytetarët e Prishtinës sot më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike të cilat sipas Limajt përmes mashtrimit kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve dhe kryeqytetin e kanë lënë në bllokadë totale.
“Më shumë se kurrë kemi nevojë për rikthimin e votuesit racional që e bënë krahasimin dhe dallimin përmes veprave të ofruara, e jo përrallave boshe.Hyrje-daljet e Prishtinës, rrethrrotullimi i madh, zgjerimi i rrugës drejt airoportit dhe Lipjanit, kyqjet e unazes se jashtme, mbesin projektet qendrore të Prishtinës së pasluftes, projekte këto të realizuara nga ne” shkruan Limaj.