Limaj: Veli Bytyqi do të jetë kandidat për deputet të NISMA-s
I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka prezantuar Veli Bytyqin si si kandidat për deputet, shkruan Periskopi.
“Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike. Nga pregatitja akademike është master në shkencat e komunikimit masiv- gazetari”, ka shkruar mes tjerash Limaj.
Postimi i plotë:
Kam kënaqësinë të prezantoj Veli Bytyqin si kandidat për deputet të NISMA Socialdemokrate.
Veli Bytyqi është një personalitet me një karrierë të gjatë si gazetar, publicist dhe aktivist në çështje të rëndësishme politike.
Nga pregatitja akademike është master në shkencat e komunikimit masiv- gazetari.
Ishte gazetar shumëvjeçar në teë perditshmen “Rilindja” dhe “Bujku”, redaktor e zv.kryeredaktor si dhe kryeredaktor i kesaj gazete per shume vite.
Drejtor i “ Radio Rilindjes”.
Veprimtar i çeshtjes kombetare para dhe pas luftes.
Aktivist i shume proceseve ne jeten politike, publike e shoqerore.
Deputet i viteve te 90-ta nga radhet e PSHDK-se.
Aktivizmi i tij në çështje të hershme politike, dëshmon angazhimin e tij të pandërprerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e shtetit ligjor.
Veliu dhe ekipa e NISMA-së garantojnë përkushtim dhe angazhim për vendin dhe rrjedhimisht suksesi është i garantuar.