Limaj: S’ka në Kosovë më qyqan se Albin Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kryeminstrin Kurti dhe qeverinë e tij, duke thënë se “janë të paditur për të qeverisur”.
Limaj thotë se kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrimet e tij të kaluara në raport me Serbinë.
“Unë po du me ritheksu bindjen tem që këta janë të paditur. E kam thënë në vazhdimësi – këta lidhje s’kanë me shtetin. Këta mendojnë që janë t’u folë në pikë të Vetëvendosjes në Shtime. Nevoja/Kompleksi për me kallëxu që ‘ne nuk lëshojmë pe’, ‘ne jemi kështu-ashtu’, pak ashumë këtë po e shohim. Ky njeri dalë-ngadalë po kthehet viktimë e fjalëve të veta – deklaratave të pamatura. Deklarimet që ky i ka pasë në raport me Serbinë dhe tash nga ekstremi në ekstrem po e shtyjnë me bo këso veprime të palogjikshme, kishe po bëj diçka”, tha ai në Klan Kosova, përcjell Periskopi.
Sipas Limajt, Kurti është duke i luajtur dy rolet pushtet dhe opozitë, duke shtuar tutje se “përnatë po lëshon pe” për qëndrimet e tij të kaluara.
“A e dini që sonte opozitari më i madh në Kosovë është Albin Kurti ndaj Albinit. Ky paradite del folë për militantat e VV-së, masdite thotë është bazë e mirë”.
“Qe çka me ardhë në fund: Ky sot është duke i luajtur dy rolet, edhe në pushtet edhe në opozitë. Krejt po thonë “s’po lësho pe, Albini”. Albini për natë është duke lëshuar pe. Veç që s’po e shihni”.
“Nga perspektiva e Albinit – ky ka thënë për planin franko-gjerman është e bazë e mirë. Qysh bazë e mirë kur s’ka njohje, ka asocicion. Kjo është përmbysje e asaj që ka përfaqësu ky njeri”.
“Thojke nuk takohem nëpër skuta, kur i shajke të tjerët. Ky nëpër krejt skutat është t’u u taku. Folke për jotransparencë në dialog , më gjeni kur ka qenë më jotransparencë dialogu se sa tash”.
“S’ka në Kosovë më qyqan se Albin Kurti. Politikën bre kqyrjani”, tha Limaj. /Periskopi/