Limaj shkon për ngushëllime te familja e Thaçit: Jemi me ju në këto momente të vështira

Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka shkuar për ngushëllime te familja Thaçi, raporton Periskopi.
Ai thotë se Haxhi Shala u përball jo vetëm me vështirësitë e moshës, por edhe me mungesën e Hashim Thaçit që ndodhet “padrejtësisht në Hagë”.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me bashkëpunëtorë, ishim për ngushëllime në familjen Thaçi me rastin e vdekjes së prindit të tyre z.Haxhi Thaçi.
Baci Haxhi ishte një plak i urtë, një njeri që, si shumë baballarë të bashkëluftëtarëve, kaloi nëpër sfida të rënda. Ai e mbajti qëndresën deri në fund të jetës, duke u përballur jo vetëm me vështirësitë e moshës, por edhe me mungesën e Hashimit, i cili, për fat të keq, ndodhet padrejtësisht në Hagë.
Ngushëllime miku im Hashim, familja Thaçi, miqtë dhe të gjithë të afërmit. Jemi me ju në këto momente të vështira.