Limaj për Qeverinë Kurti: Ne kemi punë dhe vepra, ata kanë shpifje e mashtrime

Limaj për Qeverinë Kurti: Ne kemi punë dhe vepra, ata kanë shpifje e mashtrime

Fatmir Limaj nga koalicioni AAK-Nisma, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se ndërsa ai dhe partia e tij kanë punuar dhe vepruar për të mirën e qytetarëve, qeveria e Kurtit është përqendruar në shpifje dhe manipulime.

Limaj ka kujtuar se gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka humbur shumë mundësi zhvillimi dhe ka vuajtur nga politikat e dështuara.

Ai ka theksuar se tani është koha për një ndryshim të vërtetë, me një qeverisje të fuqishme nën udhëheqjen e Ramush Haradinajt, për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Ne kem vepra, ata kanë fjalë. Ne kemi punë, ata kanë shpifje, ne kemi besë, ata kanë mashtrim. Puna jonë i shërben të tjerëve, ata i shërbejnë vetvetës. Deçan e Kosovës, para katër viteve e kemi pa se çka do të thotë me fitu një parti, e me humb Kosova”, tha Limaj.

“Ne, sot jemi bashkë të rreshtuar në këtë listë të fuqishme në krye me kryeministrin e ardhshëm, Haradinaj, për të shkuar drejt një fitore të madhe, jo për ne, por për Kosovën”, shtoi ai.

Shpërndaje në: