Limaj: Para 4 viteve ka pasë rrezikim të votave, dikush ka votuar edhe për të tjerët
Periskopi raportoi ditë më parë se Lëvizja Vetëvendosje po bënë çmos që të sjell sa më shumë votues nga diaspora për të votuar fizikisht me 9 shkurt për zgjedhjet e përgjithshme.
Për këtë tashmë partia në pushtet (LVV) është aktivizuar duke organizuar udhëtime falas me autobus nga disa qytete të Gjermanisë për votuesit e saj. Nga 13 qytetet të Gjermanisë do të ketë udhëtimin falas për në Kosovë.
Për këtë rast, kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se përbën shkejle të rëndë. Limaj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve që të mos e keqpërdorin votën e tyre, ai ju bëri me dije se për një gjë të tillë do të japin llogari para drejtësisë.
”Apeli im është për të gjithë bashkëatdhetarët atje, mos gaboni me shkel ligjin. Ju mendoni se jeni në Gjermani, Francë, Zvicër e Itali por përgjegjësi keni me dhënë në Kosovë kurdo që të vini. Mos e shkelni ligjin e Kosovës se këtu mund të futeni në rekorde dhe në aeroport dikush ka me kërku llogari për cfarëdo veprimi që bëni.
Prokuroria e shteti i ka pas edhe me emra, para katër viteve. Para katër viteve ka pas manipulim të madh. Absolutisht, para 4 viteve ka pasë rrezikim të votave, dikush ka votuar edhe për të tjerët”, tha Limaj.