Limaj në Shtutgart, takon bashkatdhetarët: Po punojmë për rikthimin e NISMA’s në Parlament
Kreu i NISMA’s për Kosovën Fatmir Limaj, ka vizituar sot bashkëatdhetarët në Shtutgart, ku ka shpalosur programin e partisë së tij, shkruan Periskopi.
Limaj theksoi se ata janë motiv për të vazhduar punën dhe se së bashku po punojnë për rikthimin e fuqishëm të NISMA’s në Parlament.
Postimi i plotë:
📍Nga Stuttgarti, me miq e bashkëpunëtorë.
Si gjithmonë knaqësi të takosh bashkëatdhetarët të cilët në çdo kohë ishin dhe mbesin të gatshëm për t’i shërbyer Kosovës.🇽🇰
Patëm rastin të diskutojmë e të planifikojmë aktivitetet e radhës në kuadër të mobilizimit për rikthimin e fuqishëm të NISMA-s në Parlament.
Entuziazmi dhe vullneti i tyre mbetet motivim shtesë për të vazhduar punën në shërbimt të kombit e popullit tonë.