Limaj në Podujevë: Është koha për vepra
Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj sot në Podujevë ka shpalosur programin siç thotë ai, fitues për vitin 2025.
Ai thotë se sikurse në gjithë Kosovën edhe në Podujevë qytetarët e kësaj zone përballen me sfida të ndryshme ditore, sidomos problemi i pazgjidhur i rrugës Prishtinë-Podujevë.
Sipas Limajt kjo pengesë, përveç se vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës, shkakton dëme të mëdha edhe te bizneset e këtij qyteti.
“Podujeva është afër listës fituese, sepse është koha për vepra, dhe lista jonë është veçVEPRA”, shkruan Limaj.