Limaj në konakun e Nuredin Lushtakut: U zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm

Limaj në konakun e Nuredin Lushtakut: U zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm

I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka qenë në konakun e partnerit të tij, Nuredin Lushtakut.

Limaj nga shtabi i Skenderajit thotë se u zotua se angazhimi i tyre do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.

 

Postimi i plotë:

Në Drenicën heroike, nga konaku i Gjeneral Nuredin Lushtakut, me bashkëpunëtorë besnik e të devotshëm ndaj vendit.

Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.

Shpërndaje në: