Limaj në Gjermani: U konfirmua mbështetja e parezervë për koalicionin tonë

Limaj në Gjermani: U konfirmua mbështetja e parezervë për koalicionin tonë

NISMA bashkë me partnerin, AAK kanë qenë në Augsburg.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë këtij tubimi e kanë ripërsëritur prioritetin e tyre, që është integrimi në NATO.

Postimi i plotë:

Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë. 🇩🇪

Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona.

Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike. 🇽🇰

Shpërndaje në: