Limaj në Bllacë të Suharekës: Vendi është në një udhëkryq, tani është koha që t’i japim drejtim të sigurtë!
Kryetari i Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sonte takim me qytetarë në Bllacë të Suharekës.
Limaj tha se Kosova ndodhet në një situatë kritike, prandaj vendimi i secilit do të ndikojë drejtpërdrejtë në të ardhmen.
Ai theksoi se vendi është në një udhëkryq dhe tani është koha që t’i jepet drejtimi i sigurt.
“Sot, qytetari paguan 107% më shumë për rrymën, ndërsa rreth 570 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që shëndetësia dhe arsimi po përballen me degradim të thellë, Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë.Ne nuk bashkohemi për të mundur askënd, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Është koha për vepra, dhe vetëm përmes vizionit të përbashkët mund të arrijmë fitore për Kosovën” thekson Limaj.
Postimi i plotë:
Bllaca e Suharekës i thotë PO koalicionit për Kosovën fituese – veçVEPRA!
Kosova sot ndodhet në një situatë kritike, prandaj vendimi i secilit prej nesh do të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen. Vendi është në një udhëkryq dhe tani është koha që t’i japim drejtim të sigurt.
Sot, qytetari paguan 107% më shumë për rrymën, ndërsa rreth 570 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që shëndetësia dhe arsimi po përballen me degradim të thellë, Kosova ka nevojë për energji pozitive, për punë dhe angazhim të sinqertë.
Ne nuk bashkohemi për të mundur askënd, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Është koha për vepra, dhe vetëm përmes vizionit të përbashkët mund të arrijmë fitore për Kosovën.