Limaj-Muratit për Aeroportin: Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, duartrokisni ato
Kryetari i NISMA’së për Kosovën Fatmir Limaj, ka rikujtuar nënshkrimin e kontratës si ministër kur kishte dhënë me koncesion Aeroportin e Prishtinës për një kompani turke, shkruan Periskopi.
Ky reagim i Limajt ka ardhur pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar të dhëna për rritjen e të hyrave nga Aeroporti dhe ka paralajmëruar se numri i vizitorëve pritet të shkojë në 4 milionë gjatë këtij viti.
Ai në një postim në ‘Facebook’ e ka publikuar storien për nënshkrimin e kësajj kontrate duke e cilësuar si më të sukseshmen në historinë moderne të Kosovës.
Postimi i plotë: