Limaj: Jemi njerëz të veprave – Energjia është siguri kombëtare, ky është fokusi im kryesor

Limaj: Jemi njerëz të veprave – Energjia është siguri kombëtare, ky është fokusi im kryesor

Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s Socialdemokrate, ka thënë se një politikan duhet që vazhdimisht të prodhojë ide dhe të ketë iniciativë që është në shërbim të Republikës dhe shumicës.

I pari i NISMA-s ka thënë edhe se një politikan duhet të dijë të bëj edhe kompromis kur është në shërbim të vendit.

Tutje, Limaj ka thënë edhe se, ai është pjesë e njerëzve që janë ‘‘njerëz të veprave’’, dhe për këtë tregon angazhimi i tij jetësor.

Pos këtyre, i njëjti ka deklaruar edhe se, fokusi kryesor dhe projekti i tij i ardhshëm është energjia.

‘‘Politikani duhet në vazhdimësi të prodhojë ide e vetë-iniciativë që janë në shërbim të Republikës dhe shumicës. Politikani duhet të dijë fort që në momente të caktuara të ballafaqohet me argumente politike por edhe të bëj kompromise kur duhet në shërbim të vendit.

Siç e dini ne jemi njerëz të veprave, gjithë historia jonë jetësore tregon që ne jemi angazhuar për vepra që kanë ndryshuar jetën e qytetarit të Kosovës, e posaçërisht në shtet-ndërtimin.

Kosova ka nevojë për vepra të reja. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë investim të fuqishme në sistemin energjetik. Energjia përveç zhvillim ekonomik është edhe siguri kombëtare. Energjia është siguri, ekonomi dhe ky është fokusi kryesor i projektit të ardhshëm dhe ëndrra ime e ardhshme. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për vepra’’, ka thënë ai pos tjerash.

Shpërndaje në: