Limaj: Gjatë katër viteve bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë në vitet e fundit shumë biznese janë përballur me vështirësi e disa edhe janë bojkotuar.
Kjo sipas Limajt, për shkak të qeverisë aktuale që ka penguar rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.
Limaj zotohet se do të punojnë për krijuar kushte për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore.
Bizneset vendore janë partnerë të zhvillimit të shtetit!
Kosova gjatë katër viteve të fundit ka përjetuar një periudhë stagnimi, ku zhvillimi dhe prosperiteti janë ndalur. Bizneset janë ballafaquar me vështirësi të mëdha dhe shumë prej tyre janë bojkotuar nga qeveria aktuale, duke penguar rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat.
Ne do të punojmë për të ndërtuar iniciativa ligjore që do të krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe avancimin e bizneseve vendore.
Modeli i partneritetit publik-privat është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar shtetin të lirojë fonde dhe të inkurajojë investimet private. Kjo formë e bashkëpunimit mes biznesit vendor dhe shtetit është esenciale, pasi sa më të suksesshëm të jenë bizneset, aq më i fortë bëhet shteti.
▪️ Rritja ekonomike 7%
▪️25 miliard Euro investime kapitale publike dhe private.
▪️Klimë miqësore për bizneset në Kosovë.