Limaj ftesë Kurtit: Kërko falje dhe jep dorëheqje
Kryetari i partisë NismaSocialdemokrate, Fatmir Limaj, sërish ka thënë të mëkrurën se vendi duhet të shkoj në zgjedhje, vetëm atëherë kur kryeministri i Kosovës Albin Kurti të jap dorëheqje ose edhe të shkarkohet, shkruan Periskopi.
Këto deklarata, ai i ka bërë gjatë një prezantimi të disa aderimeve në subjektin që drejton.
“Rruga llogjike është, kjo se nëse ne kemi dështime në të gjitha sferat, dështime të brendshme, dështime në diplomaci, qytetari i Kosovës sot jeton më keq sesa para 4 viteve, shporta familjare është dyfishuar dhe dështime të tjera … ka polarizim të shoqërisë . Një lider si Kurti duhet të dal dhe kërkon falje për gjendje e krijuar, duke dhënë dorëheqje, por nëse ketë se bën atëherë ai duhet të shkarkohet. Ju bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos bëjnë gabime të tilla për ta shkarkuar vetën, asnjë deputet në botë nuk e shkarkon veten”, ka thënë Limaj ndër të tjera.