Limaj: Do ta bëjmë pavarësimin energjetik, prioritet e kemi transformimin e blloqeve ekzistuese

Limaj: Do ta bëjmë pavarësimin energjetik, prioritet e kemi transformimin e blloqeve ekzistuese

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë për situatën me rrymën, ndërsa tha se janë “skandaloze” shumat e paguara për import të energjisë elektrike.

Limaj tha se planifikojnë që ta bëjnë pavarësimin energjetik dhe tha se prioritet do ta kenë renovimin dhe transformimin e blloqeve ekzistuese.

“Statistikat e publikuara në media për shumat marramendëse të paguara për import të energjisë elektrike tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Për katër vite, sipas raporteve të publikuara janë shpenzuar rreth 560 milionë euro për të blerë rrymë. Kjo më të vërtetë është skandaloze. Prandaj, të nderuar qytetarë, është shumë më rëndësi ta kemi pavarësimin energjetik. Dhe ne do ta bëjmë, nëse na jepni besimin më 9 shkurt’”.

“Brenda tri viteve, ne do ta ndërtojmë termocentealin më 500 megavat dhe do ta zgjidhim një herë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike. Prioritet i yni është edhe renovimi dhe transformimi i blloqeve ekzistuese”.

Limaj tha se “ky është zotimi im dhe më mbani për fjalë”.

Shpërndaje në: