Limaj dhe Izmaku në Kuvendin e Shqipërisë në 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj çamëve

Limaj dhe Izmaku në Kuvendin e Shqipërisë në 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj çamëve

Kyetari i NISMA-s, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë nga ky subjekt politik, Ekrem Kastrati, kryetar i Malieshevës dhe Xhevahire Izmakun kanë qëndruar në Kuvendin e Shqipërisë ku është shënuar 80 vjetori i gjenocidit grek ndaj çamvëve, shkruan Periskopi.

Njoftimin për këtë vizitë, e ka bërë zyrtaja e NISMA-s Xhevahire Izmaku.

“Dëgjuam histori dhe dëshmi të njerëzve që ende janë gjallë e që ishin fëmijë të vegjël, kur shovenistët grek hynë në shtëpite e tyre, i vranë i masakruan dhe i dëbuan nga trojet e tyre! Kryetari i PDIU dhe deputet Shpetim Idrizi, udhëheq kauzën për drejtësi të kësaj historie të dhimbshme dhe dje ishte emocion t’i dëgjojë nga afër këto ngjarje!”, ka shkruar Izmaku ndër të tjera.

Njoftimi i plotë i saj pa ndërhyrje:

Dje në Tirane në 80 vjetorin e gjenocidit grek te çamët, ishim te nderuar te jemi pjesemarres ne Kuvendin e Shqiperise, bashke me kryetarin Fatmir Limaj dhe kryetarin Ekrem Kastrati!
Degjuam histori dhe deshmi te njerezve qe ende jane gjalle e që ishin femije te vegjel, kur shovenistet grek hyne ne shtepite e tyre, i vrane i masakruan dhe i debuan nga trojet e tyre!
Kryetari i PDIU dhe deputet Shpetim Idrizi, udheheq kauzen per drejtesi te kesaj historie te dhimbshme dhe dje ishte emocion t’i degjoje nga afer keto ngjarje!
Andaj edhe mbeshtetja qe i dha Kosoves ne shumë forume ndërkombetare, ishte shume e fuqishme nga deputeti Shpetim Idrizi, sepse ky e kishte kuptuar me se miri cka do te thot gjenocid!
Faleminderit Mesila Doda për mikpritjen, jam krenare për punen tuaj si deputete shqiptare, si mike imja!

Shpërndaje në: