Lila tregon se si De Biasi i motivoi me një video nga gjenocidi në Kosovë para ndeshjes në Beograd

Lila tregon se si De Biasi i motivoi me një video nga gjenocidi në Kosovë para ndeshjes në Beograd

Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila, ka rrëfyer në mënyrë emocionale se si ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë Gianni De Biasi, i kishte motivuar ata para ndeshjes me Serbinë.

Lila kujton momente të prekshme kur De Biasi në zhveshtore e lëshoi një video nga gjenocidi serb në Kosovë, e cila u pasua nga një këngë për Adem Jasharin.

“Është një natë që nuk do e harroj kurrë, një natë me emocione të jashtëzakonshme. Ne e dinim rëndësinë, pasi 6-7 lojtarë vinin nga Kosova. E në momentin që droni u fut në fushë, në u bëmë një për të mbrojtur flamurin. Ishte një krenari e jashtëzakonshme”.

“Kjo video me masakrat në Kosovë u mbyll me një këngë për Adem Jasharin. Dhoma ishte e errët. Unë isha i përlotur dhe kisha frikë se mos shokët mendonin se mos po ndjeja frikë për ndeshjen. Por, kur ktheva kokën, pashë që të gjithë ishim të përlotur. Ishte një motivim i jashtëzakonshëm, ishte një karikim lufte përpara ndeshjes”.

Shpërndaje në: