Lija e majmunëve, MSH: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor

Lija e majmunëve, MSH: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ‘Lija e Majmunëve’.

MSH bën thirrje që qytetarët të lajmërohen të mjeku nëse kanë simptoma.

“E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra. Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet. Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të paktën dy vende jashtë Afrikës kanë raportuar raste me mpox (lija e majmunit) pasi – pak ditë më parë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se virusi ishte bërë një “urgjencë e shëndetit publik”.

Mpox prek kryesisht njerëzit dhe kafshët. Ai shkakton simptoma të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Megjithatë, mund të shkaktojë sëmundje të rënda, dhe madje edhe vdekje në disa raste.

Virusi hyn në trupin e njeriut përmes lëkurës ose nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Më pas përhapet përmes gjakut duke bërë që një person të përjetojë simptoma të ngjashme me gripin dhe të zhvillojë lezione në lëkurë.

Shpërndaje në: