Ligji parasheh dënime për prindërit, nëse refuzojnë vaksinimin e fëmijëve

Ligji parasheh dënime për prindërit, nëse refuzojnë vaksinimin e fëmijëve

Së fundmi në Kosovë është shfaqur sëmundja e fruthit, për çka disa prindër po refuzojnë vaksinimin e fëmijëve për shkak të frikës se vaksina MMR shkakton autizimin, shkruan Gazeta Shneta.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë

dhe mjekët kanë apeluar te prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët.

Deri më tani nga fruthi ka vdekur një fëmijë 15 muajsh, ndërsa mbi 100 persona janë prekur nga fruthi.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ka në dispozitat e tij edhe gjoba për prindërit që refuzojnë imunizimin e fëmijëve.

Neni 28 i këtij Ligji përcakton se “vaksinimi është i obliguar ndaj këtyre sëmundjeve ngjitëse: tuberkulozit, hepatitit B, kollës së bardhë, difterisë, paralizës së fëmijëve, tetanosit, fruthit, parotitit dhe rubellës”.

Poashtu “vaksinimit i nënshtrohen të gjithë fëmijët e Kosovës të moshës prej 0 ditëve deri në 19 vjeç, bazuar në kalendarin e vaksinimit”.

Personat fizik që veprojnë në kundërshtim me Nenin 28, dënohen me gjobë 500 deri 1000 euro për kundërvajtje. Kështu parasheh paragrafi 1, neni 56 i këtij ligji dhe këtu përfshihen edhe prindërit.

“56.2 Me gjobë të parashikuara në këtë nen, dënohet prindi ose kujdestari kur vepron në kundërshtim me parafrafin 1 të këtij neni”, thuhet në ligj. /Gazeta Shneta/

Shpërndaje në: