Ligji i ri për sportin: Kurti e Çeku akuzohen se kanë qëllim t’i fusin nën kontrollin e tyre federatat sportive

Ligji i ri për sportin: Kurti e Çeku akuzohen se kanë qëllim t’i fusin nën kontrollin e tyre federatat sportive

Nga diskutimet e bëra me përfaqësues të drejtorive komunale për sport, por edhe për drejtues të federatave sportive, Ministria e Sportit ka marrë shumë rekomandime për ndryshime në draftin e projektligjit për sport.

Drafti aktual i këtij projektligji po konsiderohet të ketë shumë të meta që duhen përmirësuar urgjentisht. Ish-ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se kjo ministri po synon ta marrë kontrollin e plotë mbi federatat.

Shasivar Haxhijaj nga Federata e Lundrimit ka thënë se përmes disa pikave të veçanta të këtij ligji po tentohet të cenohet direkt liria e sportit.

Sipas tij, ky ligj gjithashtu dobëson edhe fuqinë e Komitetit Olimpik të Kosovës mbi federatat sportive. Kryetari i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv, Eroll Salihu, vlerëson se Ministria e Sportit nuk mund të ndërhyjë në pavarësinë e federatave, pasi në një rast të tillë do të ballafaqohej me Ligjin për Sport që e ndalon rreptë një gjë të tillë.

Pas konsultimeve me të gjitha organizatat dhe komunitetin sportiv në Kosovë, Projektligji i ri për sport do të shkojë në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet për t’u bërë pastaj ligj i aplikueshëm në vend.

 

Shpërndaje në: