Liga e Kombeve: Ja cilat kombe mund t’i bien kombëtares së Kosovës në shortin e sotëm

Liga e Kombeve: Ja cilat kombe mund t’i bien kombëtares së Kosovës në shortin e sotëm

Sonte (e enjte) do tërhiqet shorti për fazën e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve në Nyon në Zvicrës.

Shorti do të jetë i ndarë në katër grupe (liga) që janë të renditura sipas alfabetit A, B, C dhe D, përcjellë.

Ligat A, B dhe C do të kenë të gjitha nga 16 skuadra, të cilat do të ndahen secila në katër grupe për fazën e parë të ligës. Shtatë skuadrat e mbetura, në Ligën D, do të ndahen në dy grupe, njëri me katër dhe tjetri me tre.

Ndërsa Kosova ndodhet në Ligën C bashkë me 15 skuadra tjera dhe qëndrojnë në vazon e tretë, kjo shkak i pozitës së ranglistës.

Ndërkohë, sa i përket kundërshtarëve të mundshëm të Kosovës, në vazon e parë ndodhen kundërshtarë si Turqi, Sllovaki, Bullgari dhe Irlandë Veriore. Në vazon e dytë ndodhen Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Maqedonia Veriore.

Në vazon e tretë ndodhet Kosova bashkë me Litauninë, Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, derisa vazo e katërt ka shtetet si Kazakistan ose Moldovi, Qipro ose Estoni, Gjilbratarë dhe Ishujt Farore.

Shpërndaje në: