Liga e Kombeve: Italia mposht Belgjikën, Franca ndalet nga Izraeli, Anglia i hakmerret Greqisë

Liga e Kombeve: Italia mposht Belgjikën, Franca ndalet nga Izraeli, Anglia i hakmerret Greqisë

“Gjigantët” e futbollit evropian, Italia e Franca janë dy kombëtaret që kanë arritur të kalojnë të parat në fazën tjetër të UEFA Nations League.

Kështu, “Të Kaltërit” e teknikut Luciano Spalletti ka arritur të sigurojë fitoren minimale 1-0, në transfertën belge ndaj “Djajve të Kuq”, me “shkatërruesin” e mesfushës Sandro Tonali, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 11’-të, ku shfrytëzoi një top perfekt nga anësori i Inter, Federico Dimarco.

Në krahun tjetër, “Gjelat” e Francës nuk arritën më shumë se barazimi i “bardhë”, pa gola, ndaj përfaqësueses së Izraelit, me nënkampionët e botës, që duket se kanë ndjerë jo pak mungesën e “yllit” të tyre, Kylian Mbappe.

Ndërkohë, Anglia iu është hakmarrë Greqisë për atë humbjen e pësuar ndaj tyre në Wembley muajin e kaluar, duke triumfuar sonte në Athinë me rezultat 3-0, me golat e Watkins, Bellingham e Jones.

Falë këtyre rezultateve, Italia ngjitet në kuotën e 13 pikëve të Grupit A2, ndërsa pas tyre vjen Franca me 10 pikë. Belgjika mbetet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa Izraeli siguron pikën e parë.

‘Tre Luanët’ në anën tjetër rimarrin pozitën e parë, duke qenë tani me pikë të barabarta me Greqinë, nga 12.

Shpërndaje në: