Liga e Kampionëve vjen sonte me dy supersfida
Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve, vazhdon sonte me dy superpërballje që luhen në kuadër të çerekfinaleve.
Milan-Napoli, sfidë kjo që luhet sonte në ‘San Siro’ është kryesfida e sontme, ndeshje kjo që pritet të prodhojë një ndeshje dramatike.
Tradita flet në favor të ‘Rossonerëve’, derisa ‘napolitanët’ e Amir Rrahmanit janë në top-formë dhe në Milano kanë udhëtuar me ambicie për të thyer skuadrën e Stefano Piolit.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të natës së sotme ballafaqohen Real Madrid dhe Chelsea, duel që luhet në ‘Bernabeu’.
Kampionët në fuqi të Evropës, llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, Frenk Lampard shpreson se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në kërkim të rezultat pozitiv përball skuadrës më të suksesshme në tokën evropiane.
Sonte takohen:
Milan-Napoli
Real-Chelsea
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.