Liga e Kampionëve: Ja si qëndron situata në “Grupin e Vdekjes”
Liga e Kampionëve rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, ku i gjithë fokusi do të jetë në Grupin B të kësaj gare.
Momentalisht, kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje të cilat do ta kompletojnë xhiron e gjashtë në këtë grup, ku me fillim nga ora 21:00 Atletico Madrid është mysafirë i Portos, ndërsa Milani pret në shtëpi Liverpoolin.
Pas pesë xhirove të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e parë në Grupin B me gjithsej 15 pikë, 10 sosh më shumë se vendi i dytë Porto.
Sa i përket pozitës së dytë në Grupin B, tri skuadra janë në garë si Porto, Milan dhe Atletico Madrid, ku Porto ka pesë pikë në vendin e dytë, një më shumë se Milani në të tretin e Atletico në pozitën e fundit.
Për ta siguruar biletën drejt eliminatoreve, Porto duhet me çdo kusht të sigurojë fitore, por nëse barazon, skuadrës portugeze i nevojitet humbja e Milanit kundër Liverpoolit.
Në anën tjetër, për ta siguruar kualifikimin, Milanit i nevojitet që ta mposht Liverpoolin, dhe takimi mes Portos dhe Atleticos të përfundojë pa fitues, kurse barazimi kundër skuadrës së Jurgen Klopp ia siguron vetëm Ligën e Evropës.
Ndërkaq, humbja në xhiron e fundit kundër Milanit i ka zbehur gjasat për kualifikim të Atletico Madridit, ku i nevojitet sot fitorja me çdo kusht, dhe të shpresojë që Milani të pësoj humbje kundër Liverpoolit.
Grupi B
21:00 Porto – Atletico Madrid
21:00 Milan – Liverpool