Lidhja mes ankthit dhe oreksit, kur duhet të shkoni tek mjeku?

Lidhja mes ankthit dhe oreksit, kur duhet të shkoni tek mjeku?

Episodet e rralla të ankthit janë më se normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.

Njerëzit e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me episode të mirëfillta ankthi, ndonëse ndryshimi është i madh.

Në këtë artikull  do të mësoni për shenjat shumë të qarta paralajmëruese të ankthit.

Frika Jo Racionale

Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik.

Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat.

Nëse frika bëhet shumë e madhe sa të pengojë përditshmërinë, atëherë kthehet në fobi, një nga llojet e çrregullimeve të ankthit.

Frika e Të Qenit Në Qendër Të Vëmendjes

Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes,

Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur.

Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë.

Paniku
Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën.

Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë.

Në Kërkim Të Perfeksionit
Njerëzit e prekur nga ankthi janë gjithnjë në kërkim të perfeksionizmit.

Ata gjykojnë veten keq dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur. Perfeksionizmi është një veçori e përbashkët me çrregullime të tjera obsesive që futen në kategoritë e ankthit

Lidhja Mes Ankthit Dhe Oreksit

Ekspertët shpjegojnë se kur njeriu pushtohet nga ankthi, trupi i tij nis të çlirojë hormone të cilat aktivizojnë sistemin nervor qendror dhe më pas mekanizmin “ik ose përballu.”

Ky mekanizëm ka për qëllim përgatitjen e trupit për tu përballur me një rrezik të mundshëm që po i kanoset.

Kjo dallgë hormonesh ka ndikime të forta fizike, veçanërisht në sistemin tretës.

Një prej hormoneve, kortizoli, përshpejton sekretimin e acidit gastrik që të përfundojë tretjen sa më parë.

Njerëzit që vuajnë shpesh nga ankthi kanë më shumë probleme me:

Konstipacionin,
Diarenë,
Problemet me tretjen,
Të përzierat
Një nga pasojat më të forta të ankthit është mungesa e oreksit në shumicën e njerëzve dhe nepsi tek disa të tjerë.

Për shembull, gratë dhe vajzat që vuajnë nga ankthi kanë tendencën ta teprojnë me ushqimin.

Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të shkojnë menjëherë tek mjeku nëse kanë kaluar dy javë nga humbja e oreksit, ose ai largohet krejt papritur.

Nëse ankthi nuk trajtohet siç duhet ai nuk largohet. Pa trajtimin e duhur, mungesa afat-gjatë e oreksit dhe ankthi kronik mund të kenë pasoja serioze për jetën.

Shpërndaje në: