Lidhja me Krenar Çoçajn: Luana tregon për vështirësinë që duhet të kalojë

Periskopi.com Showbiz

Lidhja e Krenar Çoçajt dhe Luana Vjollcës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej
kohësh dhe ndonëse fotot ku janë kapur mat kanë vërtuar se ata janë bashkë, dyshja sërish
ka vendosur mos ta konfirmojnë.

Duke qenë se Krenari jeton në Prishtinë dhe Luana në Tiranë, çifti duhet të bëjë shpeshherë
rrugë të gjata për të takuar njëri-tjetrin.

Siç duket, së fundmi ka qenë Luana ajo që ka shkuar në Prishtinë pasi dje ka postuar një
video duke u kthyer për në Shqipëri.

“Jeta në rrugë”, shkruan këngëtarja duke treguar kështu vështirësinë që ka lidhja në
distancë.

Kujtojmë që përflitet se Luana dhe Krenari këtë vit kanë vendosur të martohen dhe se është
pikërisht distanca që e ka bërë çiftin të mendojnë të hedhin hapin drejt altarit.