Lideri i PFAK-së kërkon hetim për votat e diasporës: Janë të orkestruara ne jemi si koalicion fitues

Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim, Rrahman Rrahmani, shprehu shqetësim lidhur me orkestrimin e votave të diasporës, raporton EO.
Ai theksoi se koalicioni i tij ka fituar besimin e qytetarëve dhe ka të drejtë të marrë vendin e garantuar në Kuvend, por ka shqetësime për manipulimin e votave të diasporës.
Rrahmani akuzoi se votat janë ndryshuar nga grupe të organizuara që kanë marrë kartat e identitetit dhe kanë paguar për vota.
Ai kërkoi që Prokuroria dhe organet e drejtësisë të hetojnë dhe të anulojnë këto vota, duke paraqitur fakte të gjalla që dëshmojnë manipulimin.
“Sot jemi në këtë konferencë për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me orkestrimin e votave të diasporës, sepse ne jemi si koalicion fitues nga qytetarët, ne garojmë për vendin e garantuar dhe e kemi vendin në Kuvendi. Na kanë ardhur disa fakte që kanë ndryshuar votat e diasporës në grupe të organizuar dhe po ashtu kanë marrë kartat e identitetit kanë marrë dëftesat dhe vet kanë votuar dhe vet I kanë paguar votat. Jemi marrë me këtë çështje dhe I kemi dërguar lëndën tonë në prokurori, dhe rezultati ynë I ngushtë votat e diasporës mund të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve ashkalinjë. Nga prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë të merren me këtë çështje kërkojmë hetim dhe anulim të votave të diasporës sepse ka fakte të gjalla që janë orkestruara”, ka thënë Rrahmani në konferencën për media.