Lideri i grupit Kalush Orchestra pas fitores në Eurovision kthehet në luftë
Lideri i Kalush Orchestra, Oleg Psiuk i cili fitoi mbrëmë (e shtunë) konkursin e këngës në Eurovision, i dhuroi puthjen e lamtumirës të dashurës së tij për t’iu bashkuar vijës së parë në luftën e vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.
Psiuk, drejtuesi i grupit popullor rap, u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë hotelit në Torino të Italisë sot (e diel), ndërsa ai u largua për të iu bashkuar mbrojtës së Ukrainës nga pushtimi rus.
I veshur me kapelën e tij rozë dhe me një çantë shpine, gjërat e Psiuk u vendosën në një taksi gati për t’u nisur për në aeroport.
Mbrëmë, presidenti Zelensky u zotua të mbajë Eurovisionin në Mariupol vitin e ardhshëm, pasi një mbështetje të madhe nga publiku evropian e shtyu Ukrainën drejt fitores.
Vendi i shkatërruar nga lufta përfundoi me 631 pikë, ndërsa Britania e Madhe përfundoi e dyta me 466 pikë. Spanja përfundoi e treta me 459, ndërsa Suedia e katërta me 438 pikë.
Volodymyr Zelensky shpejtoi për të përshëndetur fitoren – dhe madje u zotua të zhvillojë konkursin e vitit të ardhshëm në Mariupol, pavarësisht se qyteti ishte i rrethuar nga forcat ruse, shkruan DailyMail.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën. Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovisionin. Për herë të tretë në historinë e saj dhe, besoj, jo e fundit. Ne do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovisionit në Mariupol të Ukrainës. E lirë, paqësore, e rindërtuar. Falënderoj Orkestrën Kalush për këtë fitore dhe të gjithë ata që na dhanë votat tuaja. Jam i sigurt se tingulli i fitores në betejën me armikun nuk është i largët. Lavdi Ukrainës”, tha presidenti ukrainas.
Rezultatet e Eurovisionit janë një mesazh sfidues për Vladimir Putinin, pasi suksesi i Ukrainës u pasua nga Mbretëria e Bashkuar.
Britania, një aleate e vendosur e Ukrainës së Zelenskit gjatë pushtimit rus, pothuajse arriti një fitore shokuese pasi kryesoi për pjesën më të madhe të natës, përpara se të mposhtej në fund.
Në të kundërt, Gjermania dhe Franca, liderët e të cilëve janë kritikuar se nuk janë mjaft të ashpër ndaj agresionit të Rusisë, ishin dy vendet e fundit të vendosura në garën e këtij viti.
Duke folur për fitoren e grupit këtë mbrëmje përmes një konference për shtyp të drejtpërdrejtë, këngëtari Psiuk tha: ‘Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë që votuan për Ukrainën – kjo fitore do të thotë shumë për ne. Kjo fitore do të ngrejë shpirtrat dhe do të çojë në më shumë fitore në të gjitha frontet’.
Psiuk tha gjithashtu se grupi do të festojë fitoren e tyre në Eurovision ‘pas luftës’, duke shtuar: ‘Njerëzit po vriten në luftë ose luftojnë në luftë ose humbasin punën e tyre në Ukrainë, nuk është në të vërtetë koha më e mirë për festime’.
“Kultura jonë është nën sulm. Ne donim t’i prezantonim botës muzikën tonë mbrëmë. E shkrova këngën e Eurovisionit për nënën time para luftës – por më pas, ajo filloi të merrte një kuptim tjetër për njerëz të ndryshëm. Po kthehem në shtëpi pasi drejtoj një organizatë vullnetare që ndihmon refugjatët me ushqim, strehim dhe mjekim. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë. Ne do të presim Eurovisionin në një Ukrainë të sapondërtuar dhe të lumtur”, tha këngëtari i grupit.