Liderët e BE-së arrijnë dakordësi: Kaja Kallas do të pasojë Borrellin si kryediplomate e BE-së

Liderët e BE-së arrijnë dakordësi: Kaja Kallas do të pasojë Borrellin si kryediplomate e BE-së

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të emërojnë kryeministren estoneze, Kaja Kallas, për të plotësuar postin e kreut të Eurodiplomacisë, të mbajtur aktualisht nga Josep Borrell.

Kështu bëri me dije agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Më herët, liderët evropianë kanë arritur po ashtu dakordësinë mbi kandidimin e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian.

Kështu kanë bërë me dije burime nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, ku sipas tyre është thjesht çështje momenti për ta bërë zyrtar vendimin.

Më 18 qershor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të mbështesin Ursula von der Leyen për një mandat tjetër si presidente e Komisionit Evropian të hënën mbrëma.

Kjo pavarësisht garancive nga Emmanuel Macron i Francës dhe Olaf Scholz i Gjermanisë ditët e fundit se ata ishin pranë një marrëveshjeje.

Shpërndaje në: