Liburni mbron zëvendësin e tij: Durmishi është i pastër
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka dalë në mbrojtje zëvendësit të tij, Hysen Durmishi, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale.
Aliu për“RTK” ka thënë se “Durmishi është i pastër”.
“Kanë dal probleme të paparashikuara, sidomos probleme me shpronësimin dhe ka probleme teknike. Të gjitha këto probleme janë në zgjidhje e sipër.” – citohet të ketë thënë ai tutje.
Ndryshe, Durmishi u intervistua këtë të mërkurë nga Prokuroria Speciale.
Intervistimi i Durmishit ka të bëjë me kontratat e nënshkruara për rrugën Prishtinë – Podujevë.