Liburn Aliu pas njoftimit për hetime ndaj tij: Punoj çdo ditë për respektimin e ligjit

Liburn Aliu pas njoftimit për hetime ndaj tij: Punoj çdo ditë për respektimin e ligjit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infranstrukturës, Liburn Aliu, ndaj të cilit më herët u raportua se kanë nisur hetimet për faljen e borxheve për kompanitë kosovare të ambalazhuesve të ujit, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit.

Aliu, në Facebook shkruan se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga organet e rendit, ndërsa thotë se është “i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.”

Prokuroria nis hetimet edhe ndaj Liburn Aliut, dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit

Reagimi i plotë:

Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti.

Shpërndaje në: