Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg

Liberalizim për poseduesit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, vendimi firmoset në Strasburg

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, do të nënshkruajnë sot në Strasburg vendimin për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave ilegale serbe në Kosovë, të lëshuar nga Serbia.

Nënshkrimi është planifikuar për në orën 15:15.

“Pas nënshkrimit të vendimit nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, ai do të publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së”, tha më herët për Tanjug deputeti i Parlamentit Evropian Matjazh Nemec, i cili në mbledhjen e kaluar të Parlamentit Evropian (PE) ishte raportues për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe, të cilat njihen ilegale në Kosovë.

Më 22 korrik të këtij viti, Këshilli i BE-së mori vendim për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të cilat lëshohen nga shteti i Serbisë, e cila përfundoi procesin legjislativ për këtë çështje në BE, si dhe më 23 prill, Parlamenti Evropian, me propozimin e gjermanëve, votoi liberalizimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova, të lëshuar nga Serbia.

Shpërndaje në: