LG prezanton tabletin e ri në treg
LG ka nisur pasuesin e tabletit G Pad III 8.0 FHD të vitit të kaluar. I quajtur G Pad 8.0 FHD IV, pajisja është mundësuar nga një Snapdragon 435 me octa-core 1.4GHz CPU, dhe posedon ekran 8.0 inç IPS prej 1920×1200 pikselëve.
RAM është 2GB, ndërsa memoria e brendshme është 32GB (e zgjerueshme deri në 2TB nëpërmjet kartës microSD). Tableti përmban një kamera 5MP në anën e pasme dhe të njejtën në anën e përparme. Pajisja vjen me Android 7.0 Nougat.
Kompania është e duke e promovuar tabletin si një pajisje të lehtë në peshë dhe të përshtatshme për të rinjtë.
Pajisja mbart një çmim prej KRW 352,000, e cila përkthehet në rreth $305. Është në dispozicion për blerje në Korenë e Jugut nëpërmjet LG U plu në ngjyrë kafe të errët.