Lexusi i ri duket se është i shitur për katër vjet

Lexusi i ri duket se është i shitur për katër vjet

Fillimisht mësuam se japonezëve do t’iu duhet të prisnin mbi katër vjet për Land Cruiserin e ri, e tash e njëjta gjë ndodhi edhe me binjakun e tij luksoz, Lexus LX 600, për të cilin Lexusi njofton se lista e pritjes sapo e ka kaluar kufirin e katër viteve. Thënë ndryshe, blerësi japonez që paguan një Lexus SUV të madh do ta vozis atë tek në vitin 2026.

“Për shkak të mungesës së pjesëve, shkaku i përhapjes së koronavirusit në Azinë Juglindore, prodhimi ka vonesa te shumë modele”, sqaroi kompania, duke premtuar se do t’i ndërmarrë të gjitha masat për shkurtimin e dorëzimit të automjeteve.

Ndryshe, në SHBA nuk po flitet për vonesa. Premiera e modelit është planifikuar për tremujorin e parë të këtij viti, ndërkaq është thënë se çmimi do të fillojë nga  88,245 dollarë. Të gjitha modelet kanë motor 3.5 V6, me 415 KF dhe 650 Nm, dhe ndërrues automatik me dhjetë shpejtësi, 4WD.

 

 

Shpërndaje në: