Lexus prezanton RC për 2019 (Foto)
Prodhuesi japonez ka lëshuar imazhet e modelit të përditësuar RC.
Lexus RC kishte premierën më 2013, në panairin e veturave në Tokio, kështu që ishte koha për të rikthyer këtë Coupe.
Versioni sportiv i RC F Sport do të ketë gjithashtu një maskë të re që, me strukturën e saj specifike rrjetë, ndjek modelet e tjera të Lexus F Sport.
Ndryshime të vogla të projektimit u bënë në pjesën e pasme të makinës.
Sa i përket brendësisë, RC ka marrë një orë analoge të re në një ndarje të pasagjerëve si Lexus LC.
Ka 7 dizajne të brendshme në kombinim me 11 ngjyra të trupit, duke përfshirë ngjyrën e re “Mustard Yellow”.
Motorizimi është i pandryshuar, por Lexus pretendon se te motori me tubo-benzinë 2.0 është avancuar pedali i gazit.