Lewandowski tregon sa vlenë – Barcelona fiton paster ndaj Valladolidit
Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi në La Liga.
Të dielën mbrëma, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore ndaj Real Valladolidit. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 4:0.
Robert Lewandowski shkëlqeu sonte me dy gola. Sulmuesi polak shënoi në minutat 24 dhe 65.
Ndërkaq, golat tjerë u shënuan nga Pedri (43′) dhe Sergi Roberto (90+2′).
Barcelona tani ka shtatë pikë dhe renditet e dyta në tabelë, kurse Valladolidi është në pozitën e parafundit (19) me vetëm një pikë.