Lewandowski pranoi gardën e nderit në minutën e 26-të pasi barazoi rekordin e Gerd Mullerit në Bundesligë

Lewandowski pranoi gardën e nderit në minutën e 26-të pasi barazoi rekordin e Gerd Mullerit në Bundesligë

Robert Lewandowski shënoi golin e 40-të në Bundesligë këtë sezon të shtunën pasdite, gjatë ndeshjes së Bayern Munichut kundër Freiburgut.

Polaku ka qenë në formë sensacionale para portës dhe barazoi rekordin 50-vjeçar të Gerd Mullerit për më së shumti gola në një sezon, me një penallti të konkretizuar në minutën e 26-të, transmeton Periskopi.

Në atë që ka qenë sezoni më i suksesshëm në tërë karrierën e tij, Leëandoëski arriti këtë numër golashë në vetëm 28 ndeshje.

Pas kësaj arritjeje, lojtarët dhe stafi i Bayernit formuan gardën e nderit anash fushës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: