Lewandowski i thotë lamtumirë Bayernit: Ishin 8 vite fantastike
![Lewandowski i thotë lamtumirë Bayernit: Ishin 8 vite fantastike](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/07/lewandowski5.png)
Robert Lewandowski do të nisë një eksperiencë të re me Barcelonën, pasi Bayern Munich e ka pranuar ofertën.
Ende nuk ka firmë mbi kontratë, por besohet se nuk do të ketë surpriza.
Robert Lewandowski ndërkohë është përshëndetur me shokët e skuadrës ditën e sotme.
“Këto tetë vite kanë qenë speciale dhe nukydo t’i harroj. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Munih.
Do të rikthehem sërish pas për të falënderuar të gjithë punonjësit e klubit”, është shprehur Lewandowski.