“Lewandowski i Malishevës” në qiell të shtatë, ftohet nga Kosova U21.
Albion Rrahmani, ose siç e njofim të gjithë ne Lewandowski i Malishevës, gjindet në një moment mjaft të bukur në karrierën e tij.
Pas triumfit në Ligën e Parë, me skuadrën e Malishevës, ai është ftuar edhe nga Kosova U21, transmeton Periskopi.
Lojtari përveç që ka qenë golashënuesi më i mirë i ekipit, ai ka qenë edhe shënuesi më i mirë i Ligës së Parë, në të dyja grupet.
?Ai pas fteses u shpreh se:
“Ishte një ndjenjë shumë e veçantë kur më erdhi ftesa. Eshtë ëndrra ime të përfaqësoj vendin tim”