Lewandowski: Dua që kjo të përfundojë, unë dhe Bayerni nuk jemi armiq
Problemi mes Robert Lewandowskit dhe Bayernit vazhdon.
Me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, sulmuesi polak ka bërë publike dëshirën e tij për t’u larguar, por klubi bavarez duket i vendosur ta mbajë atë deri në vitin 2023 nëse nuk vjen një ofertë e madhe.
Shkëmbimi dhe fjalët mes dy palëve janë shtuar dhe këtë të martë, në një intervistë për Bild, Lewandowski qetësoi tonin dhe la fjalë për klubin nga i cili shpreson të largohet këtë verë.
“Që në fillim thashë se doja të gjeja zgjidhjen më të mirë për të dyja palët. Nuk dua të detyroj asgjë, por mendoj se Bayern ka më shumë për të fituar duke investuar paratë që mund të marrë tani, sesa të më mbajë deri në fund të kontratës. Shpresoj që emocionet të qetësohen, sepse nuk jam armik i Bayernit”.
Për disa akuza ka reaguar edhe Lewandowski.
“Unë nuk jam egoist. E di se çfarë kam pasur në Bayern dhe e vlerësoj shumë mundësinë për ta jetuar atë. Kjo është edhe arsyeja pse po bëj çmos që të mos zhgënjej klubi dhe tifozët që kanë brohoritur për mua gjatë viteve të fundit. Por nuk mund ta mohoj që kam nevojë për një fazë të re në karrierën time”, përfundoi ai.