Lëvizjet në tabelë pas javës së 30’të në Superligë – Ballkani vazhdon të jetë i pari

Lëvizjet në tabelë pas javës së 30’të në Superligë – Ballkani vazhdon të jetë i pari

Kanë përfunduar tri takimet e sotme në kuadër të javës së 30’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ulpiana ka ndarë pikët me Ballkanin në 1:1 në një ndeshje mjaft të vështirë, shkruan Periskopi.

Me këtë barazim, Ballkani përsëri mban pozitën e parë me 64 pikë, kurse klubi nga Lipjani ndodhet në zonën e rrezikut.

Takimi i dytë ishte ai ndërmjet Dritës dhe Malishevës, ku klubi nga Gjilani nuk i la asgjë rastit e fituan duelin me rezultatin final në 3:1.

Me këtë fitore bindese, Drita ka grumbulluar 55 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë.

Ndërkaq, Malisheva merr vendin e gjashtë me 37 pikë.

E takimi i fundit për nga rënditja dhe jo nga rëndësia ishte ai mes Feronikelit dhe Llapit, i cili përfundoi me rezultatin 0:2.

Feronikeli tashmë ka shuar gjasat që të vazhdojë rrugëtimin në Superligë, ndërkaq Llapi ndodhet në vendin e katër me 50 pikë.

Shikoni rënditjen e plotë të skuadrave në tabelë:

Shpërndaje në: