Levante paraqet në plan të parë Enis Bardhin, duket në formë nga stërvitje
Skuadra e Levantes ka filluar me stërvitjet parsezonale me lojtarët e saj.
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ishte fokusi i kamerës së klubit gjatë stërvitjeve të sotme, shkruan Periskopi.
Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut u duk në formë mjaft të mirë dhe presim një sezon produktiv për të.
Bardhi u bashkua me Levanten në vitin 2017 dhe në 30 paraqitje këtë edicion me klubin spanjoll ai ka shënuar 3 gola.