Leutrim Retkoceri: Me PDK-në, bujqësia dhe blegtoria do të kenë më shumë mbështetje

Leutrim Retkoceri: Me PDK-në, bujqësia dhe blegtoria do të kenë më shumë mbështetje

Kandidati i PDK për deputet, Leutrim Retkoceri ka publikuar një video nga vizita e tij tek një blegtor në Dragash.

Ai në Facebook thotë se me PDK-në, bujqësia dhe blegtoria do të kenë më shumë mbështetje.

 

Postimi i plotë:

Banorët e Dragashit janë shembull i përkushtimit dhe punës së palodhur.

Të shtunën, pata mundësinë të takoj një blegtor që me dashuri dhe kujdes të jashtëzakonshëm ushtron zanatin e tij, duke dëshmuar se puna e ndershme është vlerë e rrënjosur thellë në këtë trevë.

Me PDK-në, bujqësia dhe blegtoria do të kenë më shumë mbështetje – subvencione, grante dhe investime që do ta çojnë përpara këtë sektor jetik.

Me ne, bujqësia do të jetë #mamirë!

#PDK131 #LeutrimRetkoceri91

Shpërndaje në: