Let’s do it Kosova: Prishtina, në mes të mjegullës dhe smogut, kërkohen masa nga institucionet
Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Let’s do it Kosova” ka thënë Prishtina është mbuluar në nga ndotja si pasojë e mjeteve prioteknike të hedhura për ndërimin e motmoteve.
Në njoftimin e tyre është thënë se institucionet kanë dështuar në vendosjen e rregullave.
“Hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, përdorimi i thëngjillit për djegie, makinat e vjetra, ndërtime dhe hedhja e mbeturinave janë vetëm disa nga shkaqet që na kanë sjellë këtu”.
“Fatkeqësisht, Institucionet kanë dështuar të vendosin rregulla dhe masa mbrojtëse, ndërsa shumë prej nesh, qytetarët, vazhdojmë të ndotim pa menduar për pasojat. Kush do ta paguajë këtë çmim? Fëmijët tanë, shëndeti ynë, e ardhmja jonë!”.
“Koha për të vepruar është tani! Ne kërkojmë nga institucionet që të ndalojnë aktivitetet që rrisin ndotjen dhe të zbatojnë politika më të rrepta për mbrojtjen e mjedisit. Por edhe ne, qytetarët, duhet të ndalemi dhe të mendojmë ,çdo veprim ka një pasojë. E ardhmja jonë varet nga veprimet tona sot”, thuhet në njoftim.