Letra që Kadri Veseli i dërgoi Avdullah Hotit (Dok)

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari Veseli fton sërish krerët insitucionalë dhe përfaqësuesit e opozitës për t’u koordinuar për Dialogun

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar sërish në një takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

Takimi do të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00 në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.

Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor.

Veseli pati thënë se para dhe pas çdo takimi të palës kosovare në Bruksel do ti ftojë të gjithë akterët politik nga pozita dhe opozita për tu koordinuar për fazën finale të dialogut

Shpërndaje në: