Less për zgjatjen e mandatit të Lajçak: Gjithmonë mund të arrihet diçka në dialog, Pahor viktimë e burokracisë

Less për zgjatjen e mandatit të Lajçak: Gjithmonë mund të arrihet diçka në dialog, Pahor viktimë e burokracisë

Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, ka thënë se zgjatja e mandatit të Lajçakut është bërë më shumë për arsye burokratike se sa për politike.

“Mandati i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të përfundojë në tetor dhe ai do të donte të lejonte që pasardhësi i tij të zgjedhë një ndërmjetësues të ri. Nëse z. Lajçak shpreh vullnetin për të qëndruar deri në janar të vitit tjetër, atëherë nuk ka asnjë pengesë për këtë. Ndërkohë, ka gjithmonë mundësi për të arritur diçka në dialog”, tha Less për “Blic”.

Pahor deklaroi se “diçka ndryshoi dukshëm në Bruksel, por nuk e di arsyen” dhe Les thotë se “i duket që Pahor është viktimë e burokracisë”.

“Ne nuk e dimë sa afër ai ishte për ta siguruar pozitën e ndërmjetësuesit, ai thotë se Z. Lajçak e ka ftuar atë, por vendimi në fund i takon Përfaqësuesit të Lartë dhe Këshillit Evropian. Kjo nuk e përjashton që Pahor do ta marrë postin, sigurisht, por kjo kupton që fillimisht duhet ta bindë pasardhësin e Borrellit, Kaya Kallas, për meritat e tij”, tha Less.

Shpërndaje në: