Lëshuan zhurma majmunësh gjatë ndeshjes kundër Francës: UEFA fillon hetimet për racizëm ndaj fansave hungarezë

Lëshuan zhurma majmunësh gjatë ndeshjes kundër Francës: UEFA fillon hetimet për racizëm ndaj fansave hungarezë

Dje në stadiumin “Puskas Arena” Hungaria arriti një barazim historik me shifrat 1-1 ndaj kampionëve të Botës, Francës, nën sytë e plot 55 mijë spektatorëve, me shumë mundësi rekord përsa i përket periudhës së pas pandemisë.

Atmosferë e jashtëzakonshme në stadium, por sigurisht që ka edhe efekte anësore.

Ditën e sotme mediet franceze kanë zbuluar se UEFA do të nisë një hetim për racizëm të tifozëve, ndaj disa lojtarëve të Francës, përfshirë Kylian Mbappe dhe Karim Benzema. Pasthirrma majmunësh janë dëgjuar vazhdimisht në stadium gjatë 90 minutave.

Ndërkohë, Benzema ka rënë “viktimë” për shkak të origjinës së tij nga Algjeria. UEFA pritet të ndëshkojë Federatën Hungareze, episod që nuk ndodh për herë të parë. Në ndeshjen e fundit në grup Hungaria sfidon kombëtaren e Gjermanisë.

Kjo e fundit ka kërkuar që “Allianz Arena” të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të LGBTQI+ natën e ndeshjes, në formë proteste të një ligji të ri të Hungarisë, që ndalon dhënien e informacioneve për të rinjtë në lidhje me këtë orientim seksual.

Shpërndaje në: