Lërini fëmijët të hanë pisët. Fiksimi pas higjienës rrezikon shëndetin e tyre

Lërini fëmijët të hanë pisët. Fiksimi pas higjienës rrezikon shëndetin e tyre

Është e vështirë të jesh prind, për shkak se të duhet të përballesh me një sërë sëmundjesh kronike, astmë, intolerancë ndaj qumështit, çrregullime në sjellje të fëmijës. Ndaj duhet të jesh një prind i kujdesshëm dhe i vëmendshëm për të shmangur aq sa mundesh kontaktin e fëmijës me sëmundjen. Por doktoresha Shetreat-Klein në librin e saj më të ri, mbron një mënyrë jetese të fëmijës të përqendruar në kontakt me mikrobet e pranishme në tokë.

“Prindërit në kohën e sotme, përpiqen vazhdimisht t’i mbajnë fëmijët larg nga gjërat që janë kritike për shëndetin e tyre”, shprehet Shetreat-Klein, neurologe dhe nënë e tre fëmijëve, por ajo thekson se ata fëmijë që mbahen larg pisllëkut dhe u evitohen kontaktet, janë më të ekspozuar për tu prekur nga infeksionet se sa fëmijët e tjerë.

“Mikrobet, ushqimet e freskëta, koha e kaluar në natyrë, mund të përmirësojë dukshëm shëndetin e fëmijëve.”, shprehet ajo më tej. Nga studimet e kryera gjatë viteve të fundit, rezulton se miliona mikrobe të gjendura në natyrë, luajnë një rol jetik në shëndetin e të vegjëlve.

Në librin e saj, Shetreat-Klein, shkruan se mbi-higjienizimi i jetës sonë, duke e privuar veten nga biodiversiteti, na bën më të prekshëm nga alergjitë. “Studimet tregojnë se fëmijët që rriten nëpër ferma ka më pak të ngjarë të hasin probleme të tilla si alergji dhe astmë, jo për shkak se ka më shumë baktere në ferma, por për shkak të biodiversitetit të baktereve në tokë.”

“Inkurajoni fëmijët të luajnë në pisllëk. Bashkohuni me ta! Bëhuni pis me baltë dhe mos kini frikë për të marrë një pickim apo dy. Kaloni disa orë në ditë nëpër pyje, parqe, male.”, shprehet ajo.

Shetreat-Klein pranon se ishte si prindërit e tjerë derisa djali i saj Erez u përball me probleme shëndetësore, çka e detyroi atë të lexonte më shumë rreth të ushqyerit, të jetuarit shëndetshëm. Pasi morri vesh se i biri kishte alergji prej sojës, e cila mund të pengojë mirëfunsksioninimin e trurit, ajo vendosi të ndryshojë tërësisht mënyrën e të ushqyerit në familjen e saj.

Ajo thekson se nuk nevojitet një ndryshim drastik i mënyrës së jetesës dhe as nuk përkrah vegjetarianët, por shpreh nevojën për futjen e një game të larmishme të ushqimeve të rritura në natyrë dhe sa më shumë kohë të shpenzuar në natyrë.

Shpërndaje në: