“L’Equipe” dhe Romano: Arrihet marrëveshja Messi – PSG, lojtari udhëton sot drejt Parisit
Nuk ka kthim prapa. Lionel Messi do të jetë lojtar i PSG.
Pas më shumë e 48 orëve që pranoi ofertën e PSG, Lionel dhe Jorge Messi duket se janë pajtuar me gjigantin francez.
Raportimet e fundit nga “L’Equipe” thonë se Messi ka arritur marrëveshje me skuadrën e PSG, transmeton Periskopi.
Sipas po të njëjtave burime, ylli argjentinas do të jetë sot në qytetin e Parisit.
Edhe Fabrizio Romano konfirmon se marrëveshja është arritur. Ai zbulon edhe kushtët e kontratës, sipas së cilave Messi fiton 35 milionë euro në sezon. Kontrata do të jetë valide deri në vitin 2024.
Gjashtë herë Topi i Artë pritet të niset për në Paris gjatë orëve në vazhdim – brenda kësaj dite. /Periskopi/